Festina Mejzini, përfaqësimi më dinjitoz që mund të ketë Shqipëria në Eurovizion

Pas suksesit që po vazhdon në Kënga Magjike me baladën e ndjerë, “Si dielli Hanën”, e cila po komentohet si një ndër këngët me të bukura të këtij festivali, këngëtarja Festina Mejzini, vjen me lajmin se do të jetë për herë të pare konkurrente në festivalin e RTSH-së.

Zëri unik dhe rrëqethës i Festinës,i cili e bën të dalloj nga gjithë konkurrentët tjerë pjesëmarrës, do të paraqitet në Fesival me muzikën dhe tekstin e Eriona Rushitit.

Kënga titullohet ‘’Atje Lart’’, dhe të jep përshtypjen e një balade të thellë. Shpresojmë të jetë keshtu,pasi sic e dimë, nga ky festival zgjidhet kënga që do përfaqësoj Shqipërinë në Eurosong 2017.

Para 4 viteve Festina u paraqit në X-Factor Albania. Dalja e saj u komentua aq shumë nga gjithë vendet ku ka shqiptar si një zë i çuditshëm që lindi në Shqipëri. Zëri i saj kalon kufijtë dhe u quajt fenomeni Shqiptar.

Prandaj, Festina mund të jetë përfaqësimi më dinjitoz që mund të këtë Shqipëria në Eurosong këtë vit. Ajo është konsideruar gjithnjë si një nga konkurrentet më të forta që ka pasur X-Factor Albania ndonjëherë.

Zëri saj unik dallon nga gjithë këngëtarët tjerë shqiptar. Kjo nuk ka sesi të ndodhte ndryshe pasi vjen nga një familje artistësh, gjyshi i saj, z.Mazllom Mejzini, ishte një ndër kantautorët më të njohur shqiptar në Kosovë dhe më gjerë, dhe ka qenë pikërisht ai që ka pasur ndikimin më të madh në ndërtimin e Festinës si një këngëtare të mirëfilltë që është sot.

Temat
Showbiz

Të afërta