Dua Lipa publikon klipin e ri (Video)

Këngëtarja kosovare Dua Lipa, që po ndërton një karrierë ndërkombëtare, ka publikuar një klip të ri, shkruan zëri.info.

Lipa në kanalin e saj zyrtarë në Youtube ka publikuar videoklipin e këngës ‘Room For 2’ që do të jetë pjesë e albumit të saj të parë.

Tash e sa muaj këngëtarja ka bërë të ditur se albumin do ta publikojë në shkurt të muajit të ardhshëm dhe albumi do të titullohet me emrin e saj “Dua Lipa”, sepse ai album sipas saj e personifikon atë si artiste dhe si njeri.

Nga shumë kritik të muzikës dhe show bizi-it Lipa po konsiderohet si një yll në lindje.

Temat
Showbiz

Të afërta