Abrashi njofton Apostolovën për reformën e pensioneve

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova, nga ana e saj e falënderoi ministrin Abrashi për pritjen dhe bashkëpunimin me BE-në dhe shfaqi interesim për projektet e MPMS-së dhe për zhvillimet politike në vend.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti sot në një takim Shefen e Zyrës dhe Përfaqësuesen Speciale të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova. Duke e falënderuar për ndihmën e BE-së dhënë Kosovës përgjatë këtyre viteve, ministri Abrashi e njoftoi Apostolova për projektet e MPMS-së dhe zhvillimet politike në vend. Ministri Abrashi shpjegoi projektet e ministrisë që kanë synim rritjen e punësimit, siç janë subvencionet për paga, grantet për vetëpunësim, aftësimet profesionale dhe trajnimet në vend të punës, etj.

Gjithashtu, në njoftimin e MPMS-së thuhet, se Abrashi e njoftoi mysafiren për reformat në pensione dhe mirëqenie sociale, në reformimin e skemës së pensioneve bazike duke kursyer dhjetëra miliona euro, reformimin e asistencës sociale që do të stimulojë punësimin e atyre që varen nga këto ndihma, etj.

Përfaqësuesja e Posaçme e BE-së Nataliya Apostolova, nga ana e saj e falënderoi ministrin Abrashi për pritjen dhe bashkëpunimin me BE-në dhe shfaqi interesim për projektet e MPMS-së dhe për zhvillimet politike në vend.

Apostolova shfaqi veçanërisht interesim për dialogun mes partnerëve socialë si mekanizëm për përfshirje sociale dhe zhvillim të barabartë, si dhe zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, në mënyrë që Kosova të fillojë të përfitojë nga të gjitha programet që ofrohen me këtë marrëveshje.

Temat
LajmeVend

Të afërta