Sa orë gjumë ju nevojiten për të mirëmbajtur shëndetin

Studime të shumta janë përpjekur të na tregojnë se për sa orë gjumë kemi nevojë që ta mirëmbajmë shëndetin e mirë, dhe disa njerëz thonë se edhe vetëm tri orë gjumë brenda nate mjaftojnë.

Sidoqoftë, një studim i fundit i kryer në Holandë ka vëzhguar lidhjen mes kohëzgjatjes së gjumit, ndjeshmërisë së insulinës dhe potencialit për zhvillimin e diabetit edhe sëmundjeve të zemrës.

Rezultatet e këtij studimi tregojnë se shtatë orë gjumë të shpenzuara në gjumë të thellë mjaftojnë për të mirëmbajtur nivelet e arsyeshme të prodhimit të insulinës dhe glukozës.

Të fjeturit më pak se shtatë orë është dëshmuar se e pengon metabolizmin e glukozës te meshkujt dhe te femrat.

Niveli stabil i glukozës kontribuon në kontrollimin e peshës dhe, nëse pengohet, shpin në fitimin e peshës.

gjumi_1478046144-6722848

Temat
Shëndet

Të afërta