Bartomeu zbulon të ardhmen e Suarezit

Josep Maria Bartomeu ka konfirmuar se Luis Suarez do të vazhdojë kontratën me Barcelonën

Barcelona po synon ta blindojë sulmuesin uruguaian, Luis Suarez, këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit dhe Ajaxit ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2019, derisa pritet ta zgjatë kontratën deri në vitin 2021, përcjell Express.

“Luis Suarez është ndoshta sulmuesi më i mirë në Evropë dhe ne duam që të jetë me ne. Ne jemi tani duke u përpjekur të rinovojë kontratën me të. Ai është një nga shtyllat e mëdha të projektit tonë, sepse ai është ende i ri dhe ka shumë ambicie “, ka deklaruar Bartomeu.

Temat
Botë

Të afërta