Lajm shumë i mirë për përdoruesit e “Facebook”

Njerëzit që e përdorin rrjetin social “Facebook” jetojnë më gjatë, sipas një studimi të ri.

Përdorimi i “Facebook” për të qëndruar në kontakt me njerëzit duket se sugjeron se përdorimi i tij lidhet me jetëgjatësinë.

Shkencëtarët për kohë të gjatë e kanë ditur se njerëzit që kanë rrjete më të forta sociale dhe marrëdhënie, po ashtu jetojnë më gjatë. Studimi i ri e tregon se e njëjta është e vërtetë edhe për botën online.

Hulumtuesit theksojnë se studimi e ka vlerësuar vetëm lidhshmërinë në mes të përdorimit të “Facebook” dhe jetëgjatësinë. Si të tilla, thonë ata, nuk dihet se cila e shkakton cilën, por dihet se njerëzit të cilët e përdorin “Facebook” kanë tendencë për të jetuar më gjatë se ata që nuk e përdorin.

Studimi ka përfshirë 12 milionë përdorues të “Facebook”, dhe është udhëhequr nga Universiteti i Kalifornisë në partneritet me “Yale” dhe “Facebook”.

Temat
Teknologji

Të afërta