Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se në bazë të informatave që ka pasur këto ditë për zyrtarin policor Nehat Thaqi, gjendja e tij psiqike është mirë. Ai tha se Thaqi ka qëndruar dinjitoz gjatë kohës që ishte në arrest.
“Ne kemi pasur pothuajse komunikim ditor dhe ambasadori ynë në Beograd e ka viziatuar disa herë Nehat Thaqin. Mund të themi se gjendja e tij psiqike ka qenë e mire. Qëndrimi i tij ka qenë dinjitoz” tha Hoxhaj në emisionin televiziv Info Magazinë.
Ai ka nënvizuar se kjo fushatë e Serbisë është e papranueshme dhe garantoi se si shtet po bëhet përpjekje që të mbrohet çdo individ ndërkohë që ka paralajmëruar qytetaret për vizitat e tyre në territorin serb.
Temat
Vend