Fotografitë e para të Nehat Thaqit pas lirimit (Foto)

Në mediat serbe janë publikuar fotografitë e para të Nehat Thaqit pasi është liruar nga paraburgimi në Serbi. Thaqi është liruar sot rreth orës 16:00.

Nehat Thaqi ka dalë i lirë nga qendra e paraburgimit në Beograd. Fotoreporterët kanë kapur momentet e para kur ai doli nga kjo qendër, pas vendimit të Gjykatës së Lartë.

Lirimin e Thaqit e kishte konfirmuar, menjëherë pasi u morr vendimi, Ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, për Gazetën Express.

Mediat serbe kanë shpjeguar edhe arsyet për lirimin e Nënkolonelit Nehat Thaqi. Sipas tyre, Thaqi i cili akuzohet për përndjekjen e një familjeje serbe nga Lipjani, nuk është akuzuar nga dëshmitarët, prandaj edhe kanë pushuar hetimet.

Drejtori i Policisë për Mitrovicë, Nehat Thaqi, ishte arrestuar mëngjesin e 29 shtatorit, në kufirin e Dheut të Bardhë. Dy ditë më vonë ndaj tij ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. E njëjta masë ndaj tij i ishte vazhduar të premten që lamë pas nga Gjykata Speciale në Beograd.

Nehat Thaqi

Temat
Vend

Të afërta