Ja sa shqiptarë jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Itali

Umbria, Marche, Lazio, Abruzzo janë 4 nga rajonet më të prekura nga tërmeti i shkallës 6.5 Richter i 30 tetorit që goditi Italinë Qëndrore.

Sipas zyrës së Mbrojtjes Civile mbi 8 mijë persona janë asistuar gjatë natës e të mbetur të pastrehë, numër ky që gjatë orëve në vazhdim pritet të rritet për shkak të verifikimeve në territor të specialistëve mbi gjëndjen e dëmet e pësuara në të gjitha banesat e zonave.

Mes banorëve vendas i madh është numri i emigrantëve mes të cilëve dhe mjaft emigrantëve shqiptarë e kosovarë që jetojnë në këto zona.

Sipas statistikave zyrtare të ISTAT, deri më 1 janar të 2016 në rajonin e Umbrias janë rezidentë 14.843 emigrantë shqiptarë.

Në komunën e Norcias, epiqëndra e tërmetit të një dite më parë , territori i së cilës është deklaruar për momentin i pabanueshëm jetojnë rreth 30 emigrantë shqiptarë.

Në rajonin e Umbrias rezultojnë rezidentë rreth 657 emigrantë kosovarë e në qytetin e Norcias deri më 1 janar të 2016 asnjë shtetas kosovar nuk është rezident në këtë territor.

Dëme të forta ka pësuar dhe komuna e Preçit ku rezultojnë se janë rezidentë rreth 14 shqiptarë.

Në rajonin e Marche sipas ISTAT janë rezidentë rreth 18.484 emigrantë shqiptarë. Në komunën e Maceratës një nga më të dëmtuarat nga kjo tragjedi natyrore, jetojnë 3314 shqiptarë, 1625 meshkuj e 1689 femra.

Po në rajonin e Markes janë rezidentë rreth 1162 shtetas kosovarë e në komuën e Maceratës jetojnë 635 prej tyre,

Dëme të shumta nga tërmeti i një ditë më parë janë regjistruar dhe në rajonin e Aruzzos duke shkaktuar rreth 3 mijë banorë të pastrehë vetëm në provincën e Teramos,

Sipas ISTAT në këtë territor janë rezidentë 12.752 shqiptarë, 5007 prej të cilëve vetëm në provincën e Teramos. Ndërsa numri i emigrantëve kosovarë sipas ISTAT është 1822 rezidentë, 414 prej tyre jetojnë në provincën e Teramos.

Në rajonin e Lacios jetojnë aktualisht rreth 24.864 emigrantë shqiptarë e në provincën e Rietit një nga territoret më të dëmtuara nga tërmeti i orëve të fundit, janë rezidentë rreth 897 shqiptarë.

Po në rajonin e Lacios janë rezident rreth 1595 shtetas kosovarë, 100 prej të cilëve jetojnë në provincën e Rietit.

Temat
Botë

Të afërta