Rikthehen grabitjet me maska, tre persona vjedhin 2 kasafortat e biznesmenit në Korçë

Një grabitje me maska ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë.

Policia njofton se rreth orës 03:00, policia u njoftua se në fshatin Lumalas, Korçë, ne banesën e shtetasit I.Sh, 60 vjeç, kanë hyrë 3 persona të maskuar. Nga hetimet paraprake, dyshohet se autorët kanë hyrë në dhomën e gjumit dhe nën presionin e armës kanë mundur të marrin ne dy kasaforta një shumë parash.

Shtetasi I.Sh, ka një aktivitet privat në fushën e tregtisë. Policia sqaron se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, në banesë ndodheshin vetëm çifti i bashkëshortëve.

Lidhur me ngjarjen, grupi hetimor po kryen verifikimet përkatëse, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

download_1477836282-1159057

Temat
Rajon

Të afërta