Ja çfarë thotë Zeneli pas supergolit që shënoi ndaj Feyenoord (Video)

Arbër Zeneli ka shkëlqyer në Holandë për skuadrën e tij Heerenveen

Heerenveen ka marrë një pikë në xhiron e 11’të në Holandë, duke barazuar 2:2 me liderin, Feyenoordin. Ky barazim erdhi falë supergolit të anësorit të Kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli, i cili shënoi për 2:2 në minutën e 60’të, përcjell Gazeta Express.

Anësori i Kosovës tha se kishte vërejtur daljen e portierit dhe për këtë tentoi nga ajo distancë, që në fund realizoi një gol të bukur.

“E pash portierin se kishte lëshuar shumë portën dhe mendova me vete se duhet të tentojë”, ka thënë Zeneli pas golit të bukur që shënoi ndaj liderit, Feyenoordit.

Temat
BotëSport

Të afërta