Shkodran Mustafi ka treguar se paratë mund ta blejnë cilësinë (Foto)

Askush nuk e priste që kjo të ndodhte për një kohë kaq të shkurtër, por Shkodran Mustafi po luan te Arsenali sikur të ishte pjesë e skuadrës për shumë vite

‘Goal.com’ ka bërë një artikull interesant për mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi, ku me të në fushë – Arsenali nuk din për humbje.

Mustafi, i cili u ble për 35 milionë funte nga Valencia, po shkëlqen me fanellën e Arsenalit si në Premierligë ashtu edhe në Champions, teksa ka krijuar një partneritet të fuqishëm me Laurent Koscielny.

Mustafi bën ndërhyrje të saktë çdo 14 minuta, derisa deri më tani ka bërë 32 spastrime. Saktësia e ndërhyrjeve të tij është 90 % dhe se sa i mirë është ai për Arsenalin, e tregon porta e pa prekur kundër Chelsea, Basel, Burnley dhe Middlesbrough, shkruan më tej ‘Goal.com’.

Me Mustafin është i kënaqur edhe trajneri i ‘Topçinjve’, Arsene Wenger, i cili vazhdimisht përsërit se: “Laurent Koscielny dhe Shkodran Mustafi janë shumë efikas. Ata kuptohen shumë mirë me njëri tjetrin”.

Mustafi u transferua për të zëvendësuar të lënduarin, Per Mertesacker, i cili do të jetë jashtë fushave deri në dhjetor.

Por, paraqitjet fantastike të tij, kanë bërë që tani më ai të jetë zgjedhja e parë për trajnerin francez dhe shtyllë në mbrojtjen e Arsenalit.

3_1477675807-2751276

2_1477675779-585300

Temat
BotëSport

Të afërta