Rusia ‘përjashtohet’ nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB’së

Rusia është përjashtuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në OKB, në atë që shihet si një ndëshkim shembullor ndaj vendit, i cili po akuzohet gjithnjë e më tepër për krime lufte pas veprimeve të saj në Siri.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e përbërë nga 193 anëtarë, votoi këtë të premte për të zgjedhur 14 anëtarët e Këshillit 47-kombësh, që është edhe trupa kryesore e OKB-së e ngarkuar me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Rusia, e cila mori vetëm 112 vota, humbi vendin e saj rajonal për shkak se Hungaria mori 144 vota, ndërsa Kroacia të njëjtin numër sa rusët, duke i lënë këta të fundit jashtë Këshillit.

rusia_1477683154-129396

Temat
Botë

Të afërta