Franca: Siria apo Rusia janë përgjegjëse për sulmin ndaj shkollës siriane, ku u vranë shumë nxënës

Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, ka thënë sot se ose Rusia ose qeveria siriane janë përgjegjëse për një sulm ajror ndaj një shkolle në provincën siriane, Idlib, ku u vranë 26 civilë, shumica prej tyre fëmijë.

“Kush është përgjegjës? Në çfarëdo rasti, nuk është opozita sepse për të bombarduar duhet të kesh avionë. Ose janë sirianët, regjimi i [presidentit Bashar] Assad, ose rusët,” ka thënë Ayrault në një konferencë për media, transmeton Express.

“Ky është një demonstrim tjetër i tmerrit të kësaj lufte, e cila është luftë kundër popullit sirianë, gjë që nuk mund ta pranojmë,” ka thënë ai.

Ndërkohë, ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë sot në mëngjes se Moska nuk është përgjegjëse për sulmin në Idlib.

download-1_1477579473-3588542

Temat
Botë

Të afërta