Raportohet se një qytetar izraelit është plagosur me armë zjarri sot afër kufirit egjiptian.
Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Forcës së Mbrojtjes së Izraelit, transmeton Express.
I plagosuri është punëtor i ministrisë izraelite të Mbrojtjes dhe po bënte punë mirëmbajtje afër rrethojave kufitare afër Mount Harif afër kufirit jugor të vendit në momentin kur u qëllua.
Një hetim ndaj këtij rasti është duke u zhvilluar, ndërsa gjendja e të plagosurit është e moderuar.