Thaçi i kundërpërgjigjet fuqishëm Ramës: Serbia nuk është evropiane (Video)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është kundërpërgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili lavdëroi Serbinë për sjellje shumë evropiane, duke thënë se sjelljet e saj janë madje më evropiane se të shteteve evropiane.
“Serbia nuk është më evropiane, derisa cenon integritetin territorial të Kosovës, derisa instalon struktura paralele në veri, derisa cenon sovranitetin e Kosovës, derisa nuk kthen të pagjeturit, që i ka ende në varrezat masive…”, ka thënë Thaçi në emisionin “Opinion” në TV Klan.

Thaçi ka kujtuar se Serbia ka kryer gjenocid, duke thënë se raportet e Kosovës me Serbinë, ende janë raporte në të cilat duhet të punohet shumë, për të shkuar drejt një bashkëpunimi të sinqertë, drejt një normalizimi të vërtetë, dhe një pajtimi ndërshtetëror, transmeton Gazeta Express.

“Beogradi nuk është ndonjë kryeqytet i engjëjve, as një kryeqytet i fuqishëm”, është shprehur Thaçi.

“Beogradi nuk është lider një rajon”, ka thënë presidenti i Kosovës, duke thënë se Shqipëria duhet të zhvillojë raporte me Serbinë pa një kompleks inferioriteti. /Express/


H. Thaci flet per Serbine by GazetaExpress

Temat
LajmeVend

Të afërta