Po rregullonin shtëpinë, gjejnë valixhen me para në tavan (FOTO)

Një çift që vendosi të rikonstruktonte shtëpinë e tyre u përballën me një surprizë.

Ata gjetën një tufë me para në një valixhe të fshehur në tavanin e shtëpisë së tyre.

Në një seri fotosh të shpërndara në Reddit, Branik shpjegon se si ai dhe bashkëshortja e tij gjetën këtë thesar në shtëpi.

35-vjeçare tha se jetonte në këtë shtëpi të viteve ’40 prej disa vjetësh, por vetëm tani që vendosi të rikonstruktonte shtëpinë arriti të gjejë paratë.

Ata po hiqnin disa dërrasa të tavanit kur gjetën një valixhe të vogël jeshile të fshehur.

“Mora valixhen sepse nuk ishte e rëndë, dhe iu bashkova gruas sime. Në fillim mendova se do të kishte letra bixhozi. Më pas numëruan 23 mijë dollarë. Do na hyjnë në ndihmë për rikonstruktimin e shtëpisë,” tha i lumtur 35-vjeçari. /Ora/

valigje-1_1476911346-648281

valigje-6_1476911346-9867128

valigje-7_1476911346-8698936

valigje-3_1476911346-8260777

valigje-5_1476911346-9943946

valigje-2_1476911346-2080211

valigje_1476911368-7918845

Temat
Fun

Të afërta