Paralajmëron “Apple”: Ja ku nuk duhet të blini produkte të “Apple”

Kompania “Apple” ka njoftuar se është duke blerë produkte të veta të cilat cilësohen si origjinale në “Amazon.com”, dhe se ka zbuluar se gati 90 për qind e tyre, në fakt, janë të falsifikuar.

Ky zbulim vjen pas padisë që “Apple” e ka ngritur të hënën kundër kompanisë së Nju Xhersit, “Amazon.com’, për siç thotë ajo, mbushësit e telefonave dhe kabllot e falsifikuara që janë shitur në Amazon si produkte origjinale të “Apple”.

Në padi, “Apple” thotë se “Mobile Star” ka vendosur logo të “Apple” në produkte të cilat përbëjnë rrezik të madh të tejnxehjes, zjarrit dhe shpërthimit.

Sipas saj, “Amazon” po shet mbushës dhe kabllo të falsifikuara duke i paraqitur ato si origjinale.

“Apple” ka thënë se i ka blerë këto produkte në “Amazon”, dhe më pasi i ka treguar asaj se ato ishin të falsifikuara.

Pas kësaj, “Amazon” e ka identifikuar “Mobile Star” si burim të këtyre produkteve të falsifikuara.

Temat
Teknologji

Të afërta