Mesila Doda bën si modele, Mirela Kumbaro, kujdes fustanin! (Foto)

Të enjten e shkuar, Paparaci i “Panoramës” ka fiksuar disa momente pikante nga seanca plenare në Kuvend.

Në fokus kanë qenë më së shumti gratë e Parlamentit, që kanë tërhequr vëmendjen me paraqitjen e tyre.

Mesila Doda bën fotomodelen para derës së Parlamentit

Pa diskutim që është një grua shumë e hijshme. Madje, kohët e fundit duket se po i kushton më shumë rëndësi pamjes së jashtme. Gjithnjë e krehur, e bukur, me këpucë dhe çantë të kombinuar mirë dhe mbi të gjitha, me veshje me klas. Por, kësaj here Mesila, mësa duket, kishte veshur diçka që i pëlqente më shumë. Kështu, ajo angazhoi një kolege të saj për t’i bërë fotografi para derës së Parlamentit. Anash saj, ndërkohë, ishin ushtarët e Gardës, meqë po pritej që në Parlament të vinte një personalitet i huaj dhe në këto raste protokolli kërkon prezencën e Gardës.

m1_1476967572-4736245

Mirela Kumbaro “guxon” me veshjen

Të gjithë tashmë e kemi para syve stilin disi të veçantë të veshjes së ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro.

Gjithnjë me pantallona dhe bluza të gjera, si dhe më e guximshme në ngjyra, kishim humbur shpresat që një ditë ta shikonim Kumbaron me ndonjë fund. Mirëpo, ja ku vjen. Por, ama, jo fund dosido, edhe ky ka stilin e tij të veçantë dhe nuk diskutohet që i shkon shumë.

m2_1476967596-5685196

Monika takon “kundërshtarin” e Metës, Spahiun

Përparim Spahiu është deputeti i LSI-së, i cili u përjashtua nga partia pak kohë më parë dhe u fut përsëri. Më pas, ai u vetofrua si kandidaturë, për të garuar për kryetar të LSI-së, në zgjedhjet që do të mbahen më 6 nëntor.

Aty ai do të jetë përballë kryetarit aktual, Ilir Meta. “Vendosa sot, të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdojmë më kështu, shumë gjëra duhet t’i ndryshojmë në bashkëqeverisje…!!!” Këto ishin fjalët që tha Spahiu në rrjetet sociale, teksa lançoi sfidën e tij më të re. Ndërkohë, kjo nuk e pengon atë që të komunikojë me minuta të tëra me Monika Kryemadhin, sepse, në fund të fundit, LSI është një parti shumë demokratike.

m3_1476967607-1771224

Saimir Tahiri si Berisha, bëhet i varur nga iPadi i tij

Në Parlament shkohet i përgatitur, me një iPad në dorë, sepse nuk i dihet se çfarë do të duhet të gugëllosh. Këtë deputetëve ia ka mësuar politikani me eksperiencë, ish-kryeministri Sali Berisha.

Dr. Berisha ka një iPad të mbushur me qytetarin dixhital, por mund t’i duhet të kalojë edhe në “YouTube” për të vënë ndonjë këngë. Tashmë ministri i Brendshëm nuk mund t’ia lejojë vetes të jetë një hap prapa doktorit për mbajtjen e objekteve teknologjike, dhe siç e shikoni, tani ai shkon në Parlament veçse me iPad.

m4_1476967619-3632482

Temat
Rajon

Të afërta