Kështu mund ta kuptoni nëse dikush po ua vjedh wirelessin

​Shpesh ndodh që të vidhet wirelessi nga persona të papërgjegjshëm. Në qoftë se dyshoni se dikush po ua vjedh edhe juve Wi-Fi’në, atëherë përmes këtyre hapave mund ta kuptoni kush.

Shkoni te faqja “router administration page” dhe kyçuni aty duke shkruar kodin e cila gjendet në kutinë që e përçon wirelessin. Kodi fillon me 192.168.1.1 ose 1.2. – varet nga versioni, shkruan The Sun, transmeton Gazeta Express.

Pas kësaj, në opsionin “wireless configuration,” “wireless status,” ose në listën “DHCP client” mund të shikoni se kush është lidhur me internetin e juaj.

Nëse ju ndodhë një gjë e tillë, do të ishte mirë ta ndërroni fjalëkalimin e wirelessit tuaj, pasi një gjë të tillë mund të përsëritet.

how-to-steal-wifi-passwords_1476972165-9345456

Temat
Fun

Të afërta