Kançeska quan “thashetheme” akuzat e Speciales, nuk lejon pyetje të gazetarëve

Ministrja e Kulturës e Maqedonisë Elizabeta Kançevska – Milevska ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë Speciale për kurdisje tenderi për ndërtimin e muzeut të VMRO-së, duke pretenduar se ato nuk përmbajnë asnjë dëshmi lidhur me hetimet e nisura për shpërdorim detyre.

Kançevska tha se qasja e PSP-së dhe prokurores Fatime Fetai, e cila shpalosi aktakuzën sot në konferncë për media, janë joprofesionale dhe pyeti se si është e mundur që kjo Prokurori për vetëm dy ditë të formojë lëndë për këto raste.

“Të gjitha akuzat e zonjës Fetai nga PSP janë të pasakta dhe të pavërteta dhe kategorikisht i hedh poshtë. Këto janë thashetheme, traç-muhabete, manipulim i vrazhdë me të cilat PSP dëshiron të njollosë punën time dhe të të punësuarve në Ministrinë e Kulturës”, tha Kançeska-Milevska.

Ajo në konferencë për shtyp erdhi me një sërë dokumentesh të cilat filloi një nga një t’i shpalosë, duke i hedhur poshtë akuzat e PSP-së. Por, sipas raporteve, ajo nuk ka lejuar pyetje të gazetarëve.

kancevska-1020_1476973213-5435458

Temat
Rajon

Të afërta