Instagram shton një vegël të rëndësishme (Foto)

Instagram ka shtuar një vegël përmes së cilës njerëzit mund të raportojnë më lehtë postime brengosëse të cilat mund të tregojnë se një person ka nevojë për ndihmë.

Një përditësim potencialisht shpëtues jetësh do të lansohet nga kjo javë, i cili ua mundëson përdoruesve të aplikacionit Instagram që në mënyrë anonime të raportojnë rreth postimeve të miqve që në njëfarë mënyre tregojnë se ata janë duke u ndjerë keq dhe mund ta lëndojnë veten.

Aplikacioni që është në pronësi të Facebook po dëshiron që t’ua dhurojë njerëzve një mundësi për të mbështetur njerëzit që ndjehen keq apo që janë duke kaluar nëpër një kohë të vështirë, transmeton Gazeta Express.

Opsioni për mbështetje do të shfaqë gjithashtu një dritare nëse përdoruesi kërkon ‘hashtag’ (etiketime) që kanë lidhje me vetë-lëndim.

398caf0c00000578-3855162-instagram-users-will-also-be-directed-to-the-same-page-of-suppor-m-10-1476962485881_1476984035-3740266

398caf0800000578-3855162-if-a-picture-is-reported-the-person-who-posted-it-will-then-get-m-8-1476962437056_1476984026-608128

Temat
Teknologji

Të afërta