Çmenduria Kim, 100 mijë dollarë për një dhomë kundër frikës dhe panikut (Foto)

Kim Kardashian assesi nuk po mund të ndihet mirë pas plaçkitjes që i është bërë në Paris.
Bukuroshja 35 vjeçare tash ka vendosur që në villën e saj 20 milionë dollarëshe të ndërtojë një dhomë speciale kundër panikut dhe frikës.

Ajo ka vendosur që të paguajë sigurimin më të fortë i cili u takon zyrtarëve të lartë qeverisës, teksa mjekun e saj e telefonon shumë shpesh, shkruan Telegrafi.Sipas revistës InTouch, “dhoma e panikut” do të ketë një dhomë të madhe, një banjë dhe kamera. Do të jetë e ndërtuar që t’i mbijetojë zjarrit në mbi një mijë shkallë celsius dhe një tërmet të magnitudës 7.0 shkallë.
Ndërtimi i kësaj dhome do të fillojë shumë shpejt, kurse çmimi i saj mund të kapërcejë 100 mijë dollarë, varësisht se sa siguri do të kërkojë Kim që të instalohet në të.

Sigurimi që po e vështron atë, ashtu sikurse fëmijët e saj North dhe Saint, është më i miri i cili mund të blihet me para në botë.“Kanye ka angazhuar një kompani që mbron zyrtarë qeveritarë në vende në gjendje lufte”, ka thënë një mik i familjes për InTouch.
Po sipas këtyre burimeve pranë familjes, gjendja e Kim është më keq se sa që mund të jetë menduar.

“Ajo nuk është mirë. Është më keq se sa mund të paramendoni. Ajo ka vuajtur nga disa sulme të panikës dhe refuzon të jetë e vetmuar. Kim ka pasur shpesh makthe dhe kujtime të ngjarjes së hidhur. Ajo është shumë nervoze. Ajo ndihet shumë e frikësuar, sidomos natën”, deklaroi ky burim.Kim thuhet se po e ka të vështirë rehabilitimin pas ngjarjes në Paris, ku i është vjedhur një prej unazave më unike në botë dhe më të shtrenjta po ashtu.
Teksa Kim po mendon konstruktimin e dhomave të posaçme kundër frikës, Kanye West gjendet tejet i angazhuar në turneun e tij “Pablo”, i cili vetëm sa është zgjeruar me disa data të tjera.

kim-2-1

Temat
Showbiz

Të afërta