Dy viktima nga të shtënat në Gjermani

Një person ka vdekur sot dhe një grua është plagosur rëndë nga të shtënat në qytetin Duren në një sallon ondulomi në Gjermaninë Perëndimore, sipas mediave gjermane.

Policia speciale gjermane ka arrestuar një person të dyshuar për të shtënat, transmeton lajmi.net.

Gruaja që ishte plagosur rëndë besohet se ishte peng i sulmuesit, tha zëdhënësja e policisë.

Policia bllokoi rrugët që çojnë në qendër të qytetit, pasi të shtënat u zhvillua në sallon.

AP raportoi se është e mundur që kjo ishte një krim i pasionit.

AP thekson se është e mundur se bëhet fjalë për krimin e kryer nga frika.

Temat
BotëLajme

Të afërta