Ish- Kryediplomatja Dade: Ministri Hoxhaj u nxitua kur reagoi kundër Tiranës

Ish Kryediplomatja e Shqipërisë, Arta Dade në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme thënë se deklarata e ministrit të Kosovës Enver Hoxhaj nuk është në frymën e bashkëpunimit. Sipas saj, kjo deklaratë është e nxituar.

“Edhe deklarata që ka bërë ministri i Jashtëm i Kosovës, për mendimin tim është e nxituar. Do të thoja që nuk është edhe në frymën e bashkëpunimit. E kemi shumë të qartë që edhe sikur të donim të shmangeshim nga kjo, por edhe faktori ndërkombëtar, ata globalë, që pa ta nuk do të ishte Kosova që është sot, por edhe pa ne.” tha Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade.

Ajo më tej është shprehur se “Nëse ka politikanë pa përvojë atje që ndoshta nuk i njohin këto gjëra, atëherë ne që kemi qenë këtu, duhet t’u tregojmë se çfarë kemi bërë. “

Temat
Rajon

Të afërta