Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha ka reaguar ndaj dhunës që është ushtruar tek një 16-vjeçare në Rahovec nga familjarë të saj.
Ajo shprehet e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës atje.
“Si Ministre e Drejtësisë, jam e tronditur nga rasti i dhunës ndaj të miturës në Rahovec.
Dhuna ndaj femrës në veçanti, nuk mund të kalojë pa u ndëshkuar. Si nënë e një vajze të vogël, jam thellë e tronditur”, thotë ajo.
Ndërsa shpreson që ky rast të mos përsëritet dhe organet e drejtësisë ta thonë fjalën e vet!