Dje një femër ka raportuar në polici, pasi një person ia kishte marrë veturën për ta blerë, dhe nuk është kthyer më. Policia është duke e hetuar rastin.
“Prishtinë, 11.10.2016, në orën 16:31. Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se një i dyshuar i panjohur ia kishte marrë veturën për ta blerë dhe i njejti kishte mashtruar ankuesen dhe kishte ikur në drejtim të panjohur me veturë. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë.