Dje një qytetar ka vërejtur një mjet të pashpërthyer në parkun e Gërmisë në Prishtinë.
Policia ka ka siguruar vendin e ngjarjes, dhe mjeti është deminuar pa incidente.
“Parku i Gërmisë, Prishtinë 11.10.2016-08:34. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim i FSK-së dhe KFOR-it kanë larguar mjetin shpërthyes pa incidente”, thuhet në raportin e policisë