Gomonia me drogë nga Shqipëria, Noka: Rama e Tahiri thonë s’ka drogë

Deputeti i PD-së Flamur Noka reagoi pas kapjes së një gomone me 700 kg drogë e nisur nga Shqipëria.

Noka shkruan se Rama dhe Tahiri thanë që në Shqipëri nuk ka më drogë, ndërsa policia pasi u nis gomonia thotë që është aksion i përbashkët.

“Serish 700 kilograme droge nga Shqiperia ne Itali. Po nga del valle kjo droge, se Rama e Tahiri thone nuk ka me kanabis ne vendin tone. Droga çau detin por pasi u kap ne Itali na del aksion i perbashket.

Po nese eshte aksion i perbashket, pse nuk ndalohet asnjehere droga ne Shqiperi, po gjithnje ne Itali. E vetmja merite e Rames e Tahirit eshte qe kur droga kapet ne brigjet fqinje, keta te dy bejne nje deklarate per mediat”, shkruan Noka.

Temat
LajmeRajon

Të afërta