Djali i yllit anglez, Wayne Rooney, ka nënshkruar kontratë me akademinë e Manchester United për zhvillimin e të rinjve.
Kai Rooney, gjashtëvjeçar, ka marrë pjesë në stërvitje në akademinë e klubit dhe raportohet se tani i është bashkuar “Djajve të Kuq” për t’i ndjekur hapat e babait.
Ai i është bashkuar djalit të Michael Carrick, Jacey.