Ky shtet e ndalon pirjen e duhanit brenda dhe jashtë vendeve publike

Një ligj gjithëkombëtar për ndalimin e pirjes së duhanit do të zbatohet shumë shpejt nëpër Filipine, duke kopjuar kështu ligjin që aktualisht respektohen në ish juridiksionin e presidentit Duterte, Davao City, ku ai ishte kryetar komune.

Ligji i ri, i cili është përpiluar në një urdhër ekzekutiv dhe pret miratimin e presidentit Duterte, do të ndalojë pirjen e duhanit në gjithë vendin, brenda dhe jashtë vendeve publike.

“Ajo që po bëhet në Davao, do të bëhet edhe në gjithë vendin,” ka thënë sekretarja e Shëndetësisë, Pauline Ubial.

smoking-getty_1476106793-2439894

Temat
BotëLajme

Të afërta