Ai është fejuar në verën e vitit të kaluar, ndërsa këtë vjeshtë pritet të martohet.
Fjala është për këngëtarin Albatrit Muqiqi, i cili në qershorin e vitit të kaluar u fejua me të dashuren e tij Egzonën.
Magazina ka mësuar se dita kur Albatriti dhe Egzona do t’i japin fund beqarisë është 11 nëntori i këtij viti.
Përgatitjet për dasmën e Albatritit tashmë kanë filluar dhe detajet e tjera rreth saj do të zbulohen në ditët në vazhdim.
Temat
Showbiz