Brenda shtëpisë së Norës dhe Robertit: Ja këndi i relaksit për çiftin

Ka tash e një kohë prej kur Nora Istrefi dhe Robert Berisha kanë bërë shpërnguljen e pritur në shtëpinë e tyre të re.

Në lagjen më elitare të kryeqytetit, çifti kanë nisur kaptinën e re bashkë me vajzën e tyre Renée por duke mos zbuluar shumë nga hapësira.

Një detaj e ka ndarë sonte këngëtarja e hitit ‘Majëm’ kur në Snapchat ka zbuluar sipas të gjitha gjasave pjesën më të preferuar për relaks – banjon.

Nora ka ndarë me fansat banjon në ‘shtëpinë të ëmblën shtëpi’ e cila shihet të jetë e konceptuar në frymë tejet moderne.

Pas koncerteve që nuk po ndalen nga këngëtarja edhe pas sezonit të ngjeshur të verës, pak kohë për relaks normalisht se është e domosdoshme. /Prive.al

sh_1476076325-1683844

Temat
Showbiz

Të afërta