Drejtuesit e Barcelonës kishin refuzuar ofertën prej 50 milion euro të një klubi kinez për Arda Turanin
Mesfushori turk, Arda Turan ishte objektiv i një skuadre nga Superliga e Kinës. Këta të fundit i kishin ofruar Barcelonë 50 milionë euro për reprezentuesin turk.
Por, pavarësisht ofertës së majme Kampioni i Spanjës nuk ka dashur ta shes ish anëtarin e Atletico Madridit.
“Sezonin e kaluar, një klub nga Kina i kanë ofruar 50 milionë euro Barcelona për mua, por klubi e refuzoi ofertën, sepse unë jam një projekt afatgjatë të tyre”, ka deklaruar Turan për Beyaz TV.