Preferencat për ushqime të yndyrshme të programuara gjenetikisht

Disa persona janë të programuar gjenetikisht të pëlqejnë ushqime të yndyrshme, kështu duke qenë të rrezikuar nga obeziteti, kjo sipas disa studiuesve britanik, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Universiteti Cambridge ka zhvilluar një studim ku pjesëmarrës kanë qenë 54 persona.

Këtyre u janë shërbyer ushqime të mbushura me yndyrë dhe me pak yndyrë.

Personat të cilët kishin gjenin që lidhet me obezitet, kanë treguar preferencë për ushqimet më të yndyrshme.

Gjeni në fjalë quhet MC4R.

Mendohet që një në 1,000 persona janë bartës të versionit defekt të këtij gjeni, i cili kontrollon urinë dhe apetitin si dhe mënyrën se si shkrijmë yndyrat.

Mutacionet e gjenit MC4R janë shkaktarët më të shpeshtë të obezitetit, transmeton Klan Kosova.

Temat
Shëndet

Të afërta