Pas WhatsApp edhe Messenger iu jep lajmin e madh, ja risia!

Tashmë Facebook do t’u japë mundësi përdoruesve të aplikacionit Messenger që të mbrojnë bisedat e tyre në mënyrë të mos monitorohen nga hakerat, agjencite qeveritare dhe nga vetë Facebook.

Në fakt, kodimi në Messenger ka nisur që në korrik, por sipas disa burimeve për Wired, kodimi është i vlefshëm për 1 miliardë përdorues të aplikacionit.

Kodimi i ri i Messenger vjen në formën e “bisedës sekrete”, një opsion që bëhet i vlefshëm duke klikuar në emrin e përdoruesit në një bisedë.

Sapo e aktivizoni mund të bisedoni normalisht, me opsionin e shtuar të kohës vetëshkatërruese në mesazhet tuaja, nga çdo vend. Kjo kohë është nga pesë sekonda në një ditë.
Kodimi do të jetë i vlefshëm nëse të dy përdoruesit kanë versionin e fundit të Messenger.

Temat
Teknologji

Të afërta