Rama do t’i bashkohet Thaçit në Shkodër, për të mbështetur Kosovën kundër Kroacisë

Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Edi Rama do të jetë të enjten mbrëma në ”Loro Boriçi” për ta përkrahur Kosovën

Nesër, Kosova do të luajë kundër Kroacisë në stadiumin ”Loro Boriçi”, sfidë e rëndësishme për Kosovën. Të njëjtën kohë, edhe Shqipëria do të zhvillojë ndeshje, këtë herë si mysafire e Lihtenshtajnit.

Por, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që ta shikojë sfidën Kosovë – Kroaci. Këtë e ka konfirmuar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për ”Gazetën Shekulli”.

”Unë do të jem në stadiumin e Shkodrës, për ndeshjen e përfaqësueses së Kosovës me atë të Kroacisë dhe ftoj të gjithë dashamirësit e futbollit të Republikës së Shqipërisë, që të japin maksimumin e përkrahjes për vëllezërit e tyre përtej kufirit, në këtë ndeshje të vështirë për ne”, tha fillimisht Thaçi.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se fitoret e ekipit të Kosovës kanë rëndësi të veçantë për ne, sepse promovojnë shtetin tonë të ri, forcojnë pozicionin tonë ndërkombëtar. Prandaj, jam shumë i gëzuar, për të dhënë këtë mesazh. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vendosur që të vijë në stadiumin ”Loro Boriçi” për të mbështetur përfaqësuesen e Kosovës”, shtoi numri një i Kosovës.

Kujtojmë se nesër, në ”Loro Boriçi” do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

rama-thaci_1475658770-3265284

Temat
SportVend

Të afërta