Ja pse krijohen rrathët e zinj poshtë syve

Rrathët e zinj poshtë syve për shumicën prej nesh janë shprehi e lodhjes, apo një nate pa gjumë. Edhe nëse ke qënë zgjuar gjithë natën me fëmijën, apo thjesht ke kërcuer deri në orët e para të mëngjesit na vjen të qeshim me shprehjen “dukesh i lodhur”.
Megjithatë, pavarësisht se sa gjumë flini, apo çfarë kremërash përdorni, ka edhe një tjetër shpjegim për rrathët e syve.

Mund të shkaktohen nga alergjia

Rathët poshtë syve mund të kenë si shkak alergjinë, por sipas specialistëve edhe kjo varet nga lëkura. Ajo pjesë është më e hollë se kudo tjetër, nuk ka shumë yndyre apo hapësirë për të mbuluar enët e gjakut, të cilat zgjerohen për shkak të alergjive.

“Reaksionet alergjike mund të dobësojnë sistemin tuaj imunitar dhe të lëshojnë histaminë, e cila zgjeron venat e gjakut”, thotë një ekspert.

Bllokimi i hundëve

Një shkaktar i zakonshëm i rrathëve të syve është edhe bllokimi i hundëve. Kur hundët tuaja janë të zënë, venat zvogëlohen shumë tek sytë dhe bëhen më të errët. Në këtë rast këshillohet përdorimi i ujit fiziologjik./Top Channel

Temat
Shëndet

Të afërta