Grupi i Kosovës, më i veçanti

I veçantë vlerësohet Grupi I i zonës evropiane të eliminatoreve për botërorin e futbollit ”Rusia 2018”.

Grupi i fundit, sipas renditjes alfabetike, është i vetmi në të cilin garojnë katër përfaqësuese që ishin në “Euro 2016”: Islanda, Turqia, Kroacia e Ukraina.

Po ashtu, ky grup vlerësohet më i barabartë, të paktën, nëse merren për bazë ndeshjet e para. Si në asnjë grup tjetër, tri ndeshjet e para të luajtura më 5 shtator, nuk kanë dhënë asnjë fitues, shkruan sot KD.

Madje, të gjashtë përfaqësueset kanë shënuar nga një gol. Kështu, të gjitha përfaqësueset kanë nga një pikë, nga një gol të realizuar e nga një të pranuar.

Më 5 shtator, Kosova në debutimin e saj luajti 1:1 me Finlandën në Turku. Kroacia në Zagreb luajti 1:1 me Turqinë, ndërsa Ukraina në Kiev me këto shifra u nda me Islandën.

”Grupi i Kroacisë e i Kosovës është plotësisht bizar”, ka shkruar të martën sajti i njohur kroat “Index.hr”.

Për të mos mbetur, sikur grupet e tjera të zakonshme, bën edhe debutimi i Kosovës në kualifikime. Falë Kosovës, të paktën gjashtë ndeshje të këtij grupi do të luhen në terrene neutrale. Kosova, aktualisht nuk e ka asnjë stadium të gatshëm për ndeshjet ndërkombëtare.

Për këtë arsye, pesë ndeshjet e saj si vendase do të luhen jashtë territorit të Kosovës. Të paktën edhe një ndeshje në udhëtim e Kosovës do të luhet në terren neutral. Seria e ndeshjeve në terren neutral do të nisë të enjten, me ndeshjen ndërmjet Kosovës e Kroacisë që do të luhet në ”Loro Boriçi” të Shkodrës.

grupi_1475657913-5612618

5_1475657925-369939

Temat
SportVend

Të afërta