Google prezanton smartfonët e saj Pixel dhe Pixel XL

Padyshim eventi i sotëm i prezantimit të smartfonëve nga Google është ngjarje e madhe në botën e teknologjisë.
Pixel dhe Pixel XL janë dy smartfonët më të ri në treg që sot u prezantuan nga Google, përcjell lajmi.net

Të dy smartfonët kanë pothuajse dizajn të njëjtë dhe dallimi i vetëm qëndron tek madhësia e ekranit. Pixel përfshin një ekran 5-inç 1080p – ndërsa Pixel XL ka një ekran 5.5-inç Quad HD.

Paisjet janë ndërtuar nga HTC me procesor 821-Snapdragon, 4GB RAM, dhe 32 ose 128GB hapësirë të brendshme.

Google në paisjet e reja ka përfshirë një sensor për gjurmë gishtash në pjesën e pasme. Smartfonët kanë sistemin operativ Android i cili përfshin mbështetjen për Daydream Headsets.

Kompania është përqëndruar edhe tek kamera duke i’u falënderuar DXOMark e cila e bën kamerën e Pixel më të mirën të futur në ndonjë smartfon.

Çmimi fillon nga 649 dollarë për Pixel me ekran 5-inç.

Këtu mund ta shikoni përmbledhjen e eventit të Google:

Google sot gjithashtu ka zbuluar kufjet e reja të cilat janë të projektuara të jenë të buta dhe komode.

Me zbulimin e smarfonëve, kompania ka shpenzuar kohë edhe duke u fokusuar në aspektin e programeve të DayDream View që përfshinë Google Street View, Youtube dhe Google.

Fotografitë në Google mund të kontrollohen nga larg, gjithashtu videot në Youtube mund t’i shikoni në 360 shkallë dhe mund të gjeni rrugët vetëm me një klik.

DayDream View do të dalë në shitje në nëntor për 79 dollarë.

vpavic_160926_1228_0170-0

Gjithashtu smarfonët përfshijnë transmetimin 4K, pasi ChromeCast ka bërë një ‘Ultra’- përmirësim, një version që mbështetë HDR. Google Play do të fillojë transmetimin 4K të përmbajtjes në nëntor.

vpavic_160926_1228_0239-0-0

Pasi partneritetit me OnHub vitin e kaluar, tani Google është duke bërë vetë routerët. Sistemi i ri është quajtur thjesht Google WiFi dhe ju vetëm duhet ta vendosni routerin në shtëpinë tuaj për mbulim maksimal dhe kontrollim të WiFi-së. Një router i vetëm kushton 129 dollarë – ndërsa treshja që vjen e përbashkët kushton 299 dollarë.

Temat
Teknologji

Të afërta