Berisha më i mirë se Buffon e Neuer (Foto)

Etrit Berisha është më i mirë se Gianluigi Buffon dhe Manuel Neuer…

Portieri i Valencias, Diego Alves, priti dy penallti kundër Atletico Madridit në fundjavën e kaluar. Kjo bëri që ‘Sky Sports’ të hulumtojë qdhe të gjejë se kush janë portierët më të mirë që kanë koleksionuar më shumë se 10 pritje në karrierën e tyre.

Rekordmeni është pikërisht Diego Alves, i cili ka pritur 22penallti nga 45 të tilla me të cilat është përballur, e përkthyer në përqindje shkon në 49.

Nga ekipet italiane Donnaruma është më lart në vendin e 5’të, i ndjekur nga Handanovic, ndërkohë që në vendin e 8’të pozicionohet në mënyrë suprizuese gardiani i kombëtares sonë Etrit Berisha, shkruan Albeu.com.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka pritur 37.5 për qind të penalltive që janë ekzekutuar kur në portë ka qenë ai. Neuer është në vendin e 25 me 32 për qind të penalltive të pritura, ndërkohë që Buffon është në vendin e 27’të me vetëm 31.46 për qind.

berishaa_1475675289-4603573

Temat
BotëSport

Të afërta