WhatsApp bëhet si Snapchat (Foto)

WhatsApp ka klonuar veglat kreative të Snapchat, të cilat i lejojnë përdoruesit që të shkruajnë, vizatojnë ose të vendosin emoji në foto dhe video.

Pas popullaritetit të madh të Snapchat, shumë rivalë kanë kopjuar veçoritë e tij, prej mënyrës së dërgimit të mesazheve e deri tek veglat kreative dhe storjet.

Pak pasi Instagram Stories u lansua si një kopje e storjeve të Snapchat, Facebook filloi të testojë një veçori si të Snapchat të quajtur “Messenger Day”, transmeton Gazeta Express.

Dhe tani WhatsApp sjellë veglat kreative të Snapchat në aplikacionin e tij. Me përditësimin e fundit, përdoruesit e WhatsApp do të jenë në gjendje që të shtojnë emoji, tekst dhe figura të tjera – me shkrime dhe ngjyra të ndryshme – në fotot dhe videot e tyre në WhatsApp.

whatsapp-creative-tools_1475589938-6904684

Temat
FunTeknologji

Të afërta