‘Përpjekje për atentat’ kundër liderit të Çeçenisë

Raportohet se autoritetet ruse e kanë zbuluar një komplot për vrasjen e liderit Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, që mbështetet nga Kremlini.

Gazeta e pavarur, Novaya Gazeta, sot ka cituar burime që thonë se një duzinë e çeçenëve të rinjë ishin arrestuar lidhur me dyshim për përpjekje për vrasje në pranverë.

Ata janë të dyshuar se kanë vendosur një pajisje eksploduese në një shtëpi në fshatin Benoi, ku Kadyrov kishte planifikuar të qëndroj për pushim.

Sipas gazetës, ky komplot ishte zbuluar në mënyrë të rastësishme, transmeton REL.

Avli Karimov, sekretar për shtyp i zotit Kadyrov, e ka hedhur poshtë raportin.

Në të kaluarën ka pasur disa herë raporte se disa grupe në Çeçeni kishin planifikuar vrasjen e Ramzan Kadyrovit. Në vitin 2010, një grup i personave të armatosur e sulmoi Kadyrovin në fshatin e tij të lindjes, Tsentoroi.

kadyrov_1475515199-9346101

Temat
Botë

Të afërta