Nesër Google lanson celularin e ri

Fansat e Android prej nesër do të kenë edhe një opsion më shumë në mesin e celularëve që dëshirojnë ta kenë, pasi Google po bëhet gati që ta lansojë celularin e ri.

Google pritet që të lansojë një celular të ri Pixel në një ngjarje zyrtare nesër, por fotografitë dhe specifikat e celularit të shumëpritur tashmë janë paraqitur në internet.

Imazhet shfaqin një celular të hollë të bardhë 5.5 inç, i cili me gjasë do të quhet Pixel, transmeton Gazeta Express.

Sipas specifikave të publikuara, celulari vjen në dy versione – 32GB dhe 128GB – me karta mikroSD që shtojnë hapësirë prej 256GB.

NextWeb raporton se celulari ka kamerë prej 12 dhe 8MGP dhe ekran në HD të plotë me mbrojtje të qelqit Gorilla Glass.
pixel-white_1475514414-6875470

Temat
Teknologji

Të afërta