Meda i lumtur në krahët e bashkëshortes (Foto)

Ylli i muzikës pop-folk, Mehdin Përgjegjaj – Meda, ka qenë prezent në dasmën e koleges Shyhrete Behluli, e cila martoi djalin. Shumë fytyra publike ishin prezente në këtë dasmë, e cila u komentua mjaft shumë në media. Aty s’kishte si të mungonte as një koleg i dashur për këngëtaren, Meda.

Ai ishte prezent me bashkëshorten e tij, e cila u duk mahnitshëm në këtë ceremoni martesore.

Gruaja e Medës zgjodhi një fustan ngjyrë hiri, të punuar në formë mozaiku, mjaft elegant dhe me prerje jo të thella, çka e bëri atë të dukej mjaft atraktive, duke mos provokuar.

Meda zgjodhi të dukej thjesht me një bluzë të bardhë, pa munguar ora e tij luksoze.

Meda mbetet një prej këngëtarëve më të kërkuar, ndonëse mbrëmë nuk performoi, por ishte mysafir dhe u argëtua mjaft shumë me bashkëshorten.

meda_1475416808-7458671

Temat
Showbiz

Të afërta