Manjani nga Britania: Krimi i organizuar funksionon pa viza dhe pa barriera

Ministri i Drejtësisë gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe pati një takim me Ministrin e Shtetit për Sistemin Penitenciar dhe Gjyqësorin, Sir. Oliver Heald, ndërsa theksoi se krimi i organizuar funksionon pa viza dhe pa barriera.

Bashkëpunimi dypalësh në fushën e drejtësisë, me fokus të veçantë luftën kundër krimit të organizuar ishte një ndër temat e diskutimit ku janë ndalur bashkëbiseduesit.

Ministri Manjani theksoi se lufta e suksesshme kundër krimit të organizuar edhe bashkëpunimin e kërkon të suksesshëm.

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me ftesë të homologes Britanike, Elizabeth Truss mori pjesë në ceremoninë e përvitshme tradicionale të hapjes së vitit ligjor në Angli dhe Wells, e cila u zhvillua në Katedralen Westminter Abbey.

Ministri Manjani i shoqëruar nga delegacioni shqiptar dhe ambasadori ynë në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, ka zhvilluar disa takime të nivelit të lartë.

Temat
Opinione

Të afërta