Kush është mbreti i muzikës për Ledrin?!

Koncertet e përbashkëta si hapësirë socializimi mes artistëve shqiptarë kanë bashkuar mbrëmjen që lamë pas dy emra shumë të pëlqyer, në zhanre diametralisht të kundërta.

Reperi i njohur Ledri Vula ka takuar në aeroporte këngëtarin e madh, Sinan Vllasaliun me të cilin duket se mes tjerash e lidh edhe një miqësi e mirë.

Të hareshëm, dyshja kanë postuar fotografi me njëri-tjetrin por ajo që ka rënë në sy janë komplimentet e Ledrit për Sinanin, siç ndodh rrallë nga reperi që tregohetpak i rezervuar në këtë pjesë.

Ai e ka quajtur kolegun e tij të shumë hiteve një MBRET, konstatim me të cilin besojmë se pajtohen një pjesë dërrmuese e publikut. /Prive.al/

king

Temat
Showbiz

Të afërta