Sauditët dhe amerikanët në takimin e parë me drejtësinë!

Arabia Saudite ka kundërshtuar me forcë legjislacionin dhe ka mohuar kategorikisht çdo rol në sulmet e 9/11, pavarësisht pse pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e fluturakeve civile ishin shtetas sauditë dhe se një numër serioz i gjetjeve dokumentojnë përfshirjen e tyre

Kongresi amerikan votoi të mërkurën për të shfuqizuar veton presidenciale të qeverisë amerikane, i cili veprim ishte një përpjekje e qeverisë Obama kundër projekt-ligjit i cili lejon familjet e viktimave të 9/11 të padisë Arabinë Saudite, njoftoi Financial Times.

Pavarësisht lobimit të ashpër të minutës së fundit nga ana e administratës presidenciale nën udhëheqjen e Presidentit Obama i cili ka ndëshkuar rëndë lirinë e medias dhe denoncuesit e krimit shtetëror amerikan, si dhe ambasadës saudite në Uashington – Senati votoi 97 pro me 1-kundër për të mbështetur projekt-ligjin kundër të cilit presidenti Obama javën e kaluar kishte vënë veton. Por, Dhoma e Përfaqësuesve votoi me 348-pro dhe me 77-kundër për ta rrëzuar veton presidenciale.

Presidenti Obama tha për CNN se ky veprim ishte një “gabim”.

“Ajo që ky legjislacion rrezikon është se në qoftë se një qytetar privat beson se është i viktimizuar nga terrorizmi për shkak që një vend tjetër nuk ka bërë mjaftueshëm për të ndaluar një prej qytetarëve të saj, atëherë ata mund të ngrejnë një padi personale,” – tha zoti Obama, duke shprehur shqetësimin se personeli ushtarak i SHBA-ve të përfshirë në krime lufte dhe krime kundër njerëzimit tash e më shumë se një dekadë do të mund të jenë cak i proceseve gjyqësore.

Pentagoni dhe CIA – dy mekanizma që kanë zbatuar veprime të dënueshme me Ligjin Ndërkombëtar Humanitar dhe principet e Luftës, gjithashtu argumentuan se ligji mund të hapë rrugën për paditjen e personelit të qeverisë amerikane në gjykatat e huaja.

Me aprovimin e këtij Ligji në Kongresin amerikan kanë filluar të identifikohen edhe shtetet të cilat duket se janë të vetëdijshme për veprimtaritë e tyre të paligjshme të cilat cilësohen si Krime Lufte dhe Krime Kundër Njerëzimit.

Kështu Britania e Madhe ka shprehur frikë mbi legjislacionin e propozuar anti-terror në SHBA. Ky ligj do të mundësoj dënimin e personelit ushtarak dhe të inteligjencës britanike duke u ndjekur penalisht në gjykatat amerikane, si dhe siç i përshkruajnë shqetësimin e tyre zyrtarët britanikë, kjo do ju ofroj mundësi edhe regjimeve që i dientifikojnë ata si ‘arimqësore’ të ndërmarin veprime ligjore kundrejt personelit shtetëror.

Zyrtarët e sigurisë në atë që quhet ‘Whitehall’ në Londër, janë të shqetësuar në lidhje me legjislacionin e miratuar nga Kongresi që do të lejojë familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit për të ndërmarrë veprime ligjore kundër qeverive të huaja.

PËRFSHIRJA E SAUDITËVE 9/11

Dy netë pas 11 shtatorit, Presidenti Xhorxh Bush e kishte ftuar Princin e Arabisë Saudite Sulltan Bin Bandar, [i cili në administratën e Xhorxh Bush kishte shërbyer si ambasador i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara], për një darkë dhe një bisedë private në Shtëpinë e Bardhë. Edhe pse Bin Ladeni ishte një Saudit dhe paratë e Arabisë Saudite e kishin financuar organizatën e tij ‘Al-Kaida’, dhe se pesëmbëdhjetë prej nëntëmbëdhjetë rrëmbyesve ishin sauditë që i rrëmbyen fluturaket civile duke i përplasur ato me Kullat Binjake në Nju Jork dhe shënjestra të tjera – Princi Saudit që ngjau të kishte qenë ambasador në atë kohë shtetasit e të cilit ishin identifikuar si të përfshirë në sulmet e raportuara terroriste të Njëmbëdhjetë-Shtatorit, gjendej në një darkë me presidentin Bush, pikërisht më 13 shtator, 2001. Në atë takim Presidenti Bush e kishte siguruar Princin Bandar se familjarët e terroristëve nuk do t’i nënshtroheshin asnjë procedure të hetimit nga autoritetet amerikane të sigurisë. Princi i cili ishte aq shumë i afërt me Bushët saqë ata e konsideronin atë si një anëtar të familjes, të cilët madje kishin një pseudonim për të, Bandar Bush, arriti t’i bllokonte hetuesit amerikan për të biseduar me të afërmit e pesëmbëdhjetë rrëmbyesve që banonin dhe vepronin me çështjet e tyre të biznesit në Shtetet e Bashkuara.

Pse Arabia Saudite nuk ishte e gatshme për t’i ngrirë pasuritë e rrëmbyesve, a mos ishin ato pasuritë e autoritetit saudit, janë këto pyetje përgjigjet e të cilave mbase do t’i gjejmë pas nisjes së procedurave gjyqësore.

Veprimi i Kongresit Amerikan si dhe Dhomës së Senatit, që të parët e aprovuan këtë projekt-ligj dhe të dytët hodhën poshtë të drejtën e vetos së Presidentit Obama, është për t’u përshëndetur, pasi ky Projekt Ligj pëcakton dhe jep mundësinë për ta vënë drejtësinë në vend për qindra mijëra viktima të terrorizmit i cili është pasojë e investimeve të Politikës së Jashtme amerikano-saudite dhe miliona viktima të vrarë përgjatë dekadave të fundit në Lindje të Mesme, deri tek anëtarët e familjeve të shqiptarëve etnikë në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, të cilët ishin indoktrinuar, rekrutuar dhe trajnuar ushtarakisht për t’i dërguar në vatrat e luftës në Lindje të Mesme.

Unë vlerësoj se familjet shqiptare si çdo familje tjetër në botë duhet paraqitur paditë e tyre kundër Arabisë Saudite, Turqisë dhe vetë SHBA-ve – agjencitë e të cilëve janë gjetur të jenë të përfshira në mbështetjen e organizatave terroriste. Familjet shqiptare duhet të bashkohen dhe të krijojnë lidhje komunikimi me Amnesty International, Human Rights Watch, ambasadat amerikane dhe zyret qeveritare për marëdhënie të jashtme dhe të brendshme dhe të kërkojnë me ngulm kompenzimin e dëmit që u është shkaktuar si pasojë e investimit të qeverisë amerikane, asaj saudite dhe turke në organizatat terroriste celulat e të cilave kanë arritur t’i rekrutojnë fëmijët e tyre nëpërmjet planeve të manipulimit dhe mashtrimit.

Shoqëritë civile që merren me veprimtari të ngritjes së zërit për mbrojtjen e të drejtave civile, politike dhe njerëzore duhet doemos të avokojnë që një shembull të mbarë të ndërmarrë nga Kongresi Amerikan të ndjeket edhe nga qeveritë në Prishtinë, Shkup, Tiranë e Beograd. Ky është një nga veprimet më konkrete të ndërmarra ndonjëhere nga një mekanizëm shtetëror për t’i dhënë fund veprimtarive terroriste, pasi në këtë projekt-ligj nuk do të thirren para përgjegjësisë vetëm autoritetet shtetërore por edhe industria e armatimit produktet e të cilave evidentohen se janë përdorur nga veprimtarët terroristë.

Padyshim që qytetarët shqiptarë viktima të terrorizmit duhet doemos të kërkojnë llogaridhënie ligjore edhe nga qeveritë në Prishtinë, Shkup e Beograd jo vetëm të kompenzimit të dëmit, por familjet duhet të kërkojnë edhe rikthimin e dinjitetit të dëmtuar dhe linçimit të tyre ‘si familje terroristësh’ – të propaganduara nga mediat përkatëse dhe redaktorë e disa gazetarë të cilët kanë kapur flamurin e luftëtarëve kundër terrorizmit pa pyetur asnjëhere se kush, si dhe pse u bë që të rinjët shqiptarë u rekrutuan suksesshëm në organizatat terroriste, pa pyetur asnjëhere dhe adresuar përgjegjësinë se kush është përgjegjës për sigurinë në vend.

Unë kam qenë i përfshirë në hetimin e këtyre rrethanave në më shumë se tre projekte të ndara të magazinave evropiane dhe amerikane për një periudhë tre-vjeçare deri tek C. A. R. [Conflict Armament Research Centre] – që është projekt i BE-së dhe qeverisë Zvicerrane për gjurmimin e armëve. Gjetjet rekomandojnë se përveq përfshirjes së qeverisë amerikane asaj saudite, – në veprimtaritë lehtësuese për mbarëvajtjen e furnizimit/rekrutimit me personel njerëzor për organizatat terroriste janë të përfshira edhe qeveria e Kosovës, ajo e Shqipërisë, Maqedonisë dhe e Serbisë për interesat e tyre të ndara për shkak të rrethanave politike. Fuqia politike amerikane dhe ajo financiare saudite deri tek ajo fetare e Republikës së Turqisë, ka ndikuar që organizatat terroriste të investuara nga sauditët turqit dhe amerikanët – qetësisht t’i indoktrinojnë, trajnojnë ushtarakisht dhe eksportojnë fëmijët e familjeve shqiptare në drejtim të shkretëtirës së Lindjes së Mesme për të luftuar për interesat e politikës së jashtme të SHBA-ve, Arabisë Saudite dhe Turqisë në operacionet e tyre të fshehura nëpërmjet mercenarëve të huaj terroristë në Siri dhe Irak.

Ky veprim i Kongresit Amerikan, i cili duhet vlerësuar lartë është një paraqitje e shkurtër e dritës së vogël në fund të tunelit – se legjislacioni bazë në Uashington po rrit mundësitë për të sjellë një shans që drejtësia të mbizotërojë për viktimat në Nju Jork, Londër, Paris, Bruksel, Ankara e Stamboll – deri tek miliona fëmijë, gra e burra të pafajshëm, të cilët kan qenë cak i vrasjeve masive të operacioneve ushtarake e paraushtarake Perëndimore – si pasojë e politikës së jashtme të ndjekur nga SHBA-të dhe Arabia Saudite – të mbështetura nga Britania e Madhe, Turqia e aleatë të tjerë evropianë.

Legjislacioni është sponzorizuar nga JASTA [Justice Against Sponsors of Terrorism Act] – Drejtësi Kundër Sponzorizuesve të Akteve Terroriste – të cilët tash e 15 vjet janë të angazhuar për t’ua mundësuar familjeve të viktimave të njëmbëdhjetë-shtatorit që t’i padisin vendet si Arabia Saudite qartësisht të identifikuara për përfshirje në sponzorizimin e terrorizmit.

Arabia Saudite ka kundërshtuar me forcë legjislacionin dhe ka mohuar kategorikisht çdo rol në sulmet e 9/11, pavarësisht pse pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e fluturakeve civile ishin shtetas sauditë dhe se një numër serioz i gjetjeve dokumentojnë përfshirjen e tyre.

Vedat Xhymshiti; është gazetar dhe korrespondent i pavarur lufte. Ai ka raportuar një numër të konflikteve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës, deri tek lufta e tanishme civile në Siri. Ai është botuar në media të ndryshme, duke përfshirë Der Spiegel, New York Times, Le Monde etj. Xhymshiti, është kritik i mediave të shkruara, kolumnist i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.

Temat
Botë

Të afërta