Qe dy ditë Vetëvendosje me sulme brutale ndaj redaktorëve të RTK’së

Lëvizja Vetëvendosje, që drejtohet nga Visar Ymeri nuk është duke i kursyer sulmet ndaj redaktorëve të RTK’së. Ky subjekt politik vetëm në 24 orët e fundit i ka lëshuar tri komunikata për media në të cilat është akuzuar direk televizioni publik. VV ka vazhduar ta quaj RTK’në shërbëtor të klanit Pronto. Ndaj këtyre akuzave kanë reaguar gjatë ditës së sotme Kryeredaktori i RTK’së, Ridvan Berisha dhe kryeredaktori i RTK1, Xhymret Veliu.

Lëvizja Vetëvendosje assesi nuk po mund të pajtohet pse nuk është ftuar lideri I tyre Visar Ymeri të intervistohet ne televizionin publik. Pas përgjigjes së Ridvan Berishës, ka lëshuar akuza në drejtim të menaxhmentit të RTK’së, duke thënë se po i zbaton vendimet e prontos.

Vetëvendosje vetëm brenda 24 orëve të fundit ka lëshuar tri komunikata për media, në të cilat janë akuzuar direkt redaktorët e RTK’së.

Në reagim e parë të VV’së të lëshuar dje rreth orës 4:30 është thënë se kjo parti po anashkalohet nga RTK.

“RTK-ja nuk po e interviston kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri. Hapësirën e njëjtë që ia kishte dhënë dhe organizuar për Kadri Veselin e Hashim Thaçin, nuk po ia ndan edhe z. Ymeri. Kryeredaktoret në RTK, Ridvan Berisha dhe Xhymret Veliu, as pas një muaji kur e kemi bërë publik refuzimin e tyre ndaj nesh, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të bërë intervistën me z. Ymeri.

Autori i emisionit, Ridvan Berisha, i kontaktuar të martën më 27 shtator, nga aktivistja në zyrën e mediave të Lëvizjes, Tinka Kurti, ka thënë se do ta lajmëronte të nesërmen për mundësinë e intervistës gjatë kësaj jave. Të nesërmen ai e drejton tek kryeredaktori i RTK1, Xhymret Veliu, i cili poashtu thotë se të nesërmen do ta marrë një vendim në lidhje me këtë intervistë të mundshme. Kështu, deri sot, e premte, kur asnjëri prej tyre nuk lajmërohet në thirrjet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!”, thuhet ne këtë reagim të VV.

Por kjo nuk i ka mjaftuar kësaj partie. Akuzat në drejtim të RTK kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Afro gjatë orë me parë VV në një njoftim për media ka thënë se RTK është duke privatizuar hapësirën mediale.

“Udhëheqësi i emisionit në RTK 1, Ridvan Berisha në një komunikim me zyrtaren për media në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Tinka Kurti, ka thënë se refuzon ta intervistojë kryetarin Visar Ymeri për shkak të komunikatës së mbrëmshme të Lëvizjes, në të cilën tregohet se kjo intervistë ende nuk është kryer pavarësisht të dakordimit të më shumë së një muaji.

Një vendim i tillë, flet për mendje privatizuese brenda RTK-së, e cila nuk guxon assesi të ndodhë në një medium publik. Z. Berisha po sillet si shërbyes të pushtetit duke e përjashtuar prezantimin e opozitës nga një hapësirë publike e cila i takon”

Arsyetimi se komunikata e Lëvizjes është pengesë për ta realizuar intervistën nuk qëndron. Nuk mundet një medium publik i cili në natyrën e tij të punës e ka fjalën dhe duhet të punojë për lirinë e shprehjes t’i pengojë komunikata e cila është pikërisht e bazuar në këtë liri themelore.

Ndërkohë, Kryeredaktori i RTK1, Xhymret Veliu është shprehur se përzgjedhja e mysafirëve bëhet nga stafi i RTK-së. Atëherë, pse duhet RTK-ja ta përzgjedhë vetëm Kadri Veselin, Hashim Thaçin, e Isa Mustafën? Si po rastisin të jenë vetëm këta mysafirë të ftuar? Kjo është saktësisht kapja e hapësirës për partitë në pushtet dhe përjashtimi i opozitës”.

Kurse, reagimi i fundit i kësaj partie, po ashtu përmes një njoftimi për media ka ardhur rreth një orë me parë. Në këtë komunikat VV ka thënë se menaxhmenti i RTK-së zbaton vendimet e klanit pronto.

“Kryeredaktori i RTK-së dhe autori i emisionit “DEBAT”, Ridvan Berisha, e pranoi më në fund të vërtetën rreth kapjes së RTK-së dhe mohimit të së drejtës për paraqitje në këtë televizion të subjektit më të madh opozitar në Kosovë.

Është skandaloze që kryeredaktori i mediumit publik, post publik që ka përgjegjësi publike ndaj të gjithë qytetarëve dhe votuesve të të gjitha subjekteve, të vendosë për arsye personale t’ia ndalojë kryetarit të subjektit më të madh opozitar, pjesëmarrjen në emisionin që e drejton.

Së paku tash e dy muaj, VETËVENDOSJE!-s i mohohet e drejta për hapësirë në RTK, ndërkohë që udhëheqësit e subjekteve në pushtet, brenda këtyre dy muajve kanë zhvilluar intervista në këtë medium së paku nga dy herë secili.

Kjo tregon që në fakt vendimet “personale” të kryeredaktorit Ridvan Berisha dhe Xhymret Veliut, njësoj sikur edhe ato të drejtorëve Mentor Shala dhe Mufail Limani, janë vendime të klanit pronto, që ekzekutohen nga shërbyesit e tyre në RTK”, thuhet në reagimin e VV.

Reagimet e redaktorëve të RTK’së për akuzat e VV’së

Kryeredaktori i RTK’së, Ridvan Berisha i është përgjigjur Lëvizjes Vetëvendosje duke konfirmuar se nuk do të ftojë në intervistë Visar Ymerin për shkak të akuzave ndaj gazetarëve dhe RTK’së.

Ai ka thënë se e ka të pamundur të realizojë intervistën me Ymerin.

Militantët e Vetëvendosjes kane treguar se kanë kërkuar nga RTK që lideri i tyre të jetë prezentë në një intervistë. Madje, në dy komunikata kanë treguar se kanë kërkuar të shkojnë edhe te emisioni “Debat” i Ridvan Berishës, por s’kanë marrë konfirmim pohues.

“VV serish me paska vendose ne shenjester duke me njollos, duke me dergu mesazh frikesimi e shtrengimi e besa edhe shantazhi. Cka u bo boll u bo boll mo. Nje prag minimal i dinjitetit profesional e njerezor ende ekziston, te jeni shume te sigurte per kete. Po qysh mundeni me kerku prej meje interviste me Visar Ymerin kur vazhdimisht me definoni si gazetar ‘regjimi’, e aktivisht kultivoni relacion shtrengues ndaj meje, ndertoni propagande per konsum tuajin politik ne dem te RTK. Shikoni te nderuar, nuk paguheni nga tatimpaguesit me e cenu, kercenu e me shantazhu kryeredaktorin, eshte nderhyrje e vrazhde ne lirine e medias qe aq shume thirreni ne te,nga VV kam kerku vetem nje gjo, dhe po e riperseris vetem nje kerkese te thjesht, mos t’i sperkase gazetaret e RTK me gjuhe te urrjetjes, oponence e VV jane Veseli,Mustafa, Haradinaj e Limaj dhe asesi RTK!

Ne fund po ju rikujtoj se ka edhe disa emisione te tjera ne RTK ku mundeni t’i shfaqni pikepamjet tuaja sic ndodhe ne fakt rendomte ne edicione te lajmeve, thuajse cdo dite. Ne keto rrethana e kam te pamundur te realizoje kete interviste per arsyet e mesiperme. Perpjekja juaj me e trajtu intervisten me Ymerin si befasi e si ekskluzivitet ne asnje menyre nuk qendron. Ky nuk paraqet lajm per RTK dhe shikuesit tane. Faktet flasin per nje realitet krejt tjeter. Shikojeni ne youtube dhe bindeni.

PS Ndalohen ne murin tim komentet gerrditese e te flliqta!

Kurse, reagimi tjetër për këto akuza kë bërë edhe kryeredaktori i RTK1, Xhymer Veliu. Ai ka thënë se si kryeredaktor në RTK1 shprehë vendosmërinë se metodologjia e caktimit te çdo interviste është me ftesa nga stafi i RTK e jo me kërkesa nga përfaqësues politik duke ushtruar presion.

“Levizja Vetëvendosje serish me kishte apostrofuar për kinse mohimin e një intervistë te z. Visar Ymeri ne RTK. Si kryeredaktor ne RTK1 ju shprehe vendosmerine time se metodologjia e caktimit te cdo interviste eshte me ftesa nga stafi i RTK e jo me kerkesa nga perfaqesues politik duke ushtruar presion mbi RTK. Perfaqesueses se Vetevendosjes i kam thene se mund te takohemi dhe te flasim per pergatitjen e intervistes me z. Visar Imeri dhe e kam lene te hapur mundesine per interviste, por si duket ky subjekt politik nuk e ka per qellim intervisten ne RTK por ushtimin e presionit dhe tentimin per demtim te imazhit te RTK. Si kryredaktor deshiroje te i siguroje te gjithe se RTK ka qasje korrekte dhe ligjore me te gjitha subjektet politike sic trajton barabaresisht interesat e te gjithe audiences, pjese i se ciles jane edhe elektorati i LVV. Prezenca e ketij subjekti politik ne RTK eshte i pa kontestueshem dhe kushdo qe ka dilema mund te sherbehet me hulumtime programore dhe analizen e skemes programore ne RTK. Prandaj ky subjekt, RTK-ne pavaresisht tendencave nuk mund ta trajtoje si pale ne betajat e tyre politike, por si servis publik informues i paanshem dhe ne sherbim te te gjithe qytetareve”, ka thënë Vesliu në reagimin e tij.

Temat
Vend

Të afërta