Në Kili po punësohen qentë endacakë

Banorët e qytetit kilian Quilpue kanë ndihmuar mijëra qenë endacakë të cilët silleshin rrugëve të qytetit.

Ata organizuan program special trajnimi për ta dhe ua dhanë mundësinë atyre që t’u bashkoheshin forcave lokale të policisë.

Tani qentë më nuk janë të pastrehë dhe të vetmuar, ata janë duke kryer punë të rëndësishme, transmeton Gazeta Express.

Qentë endacakë në këtë qytet kilian tani janë duke u ndihmuar policëve që të mbajnë rendin dhe ligjin në qytet. Duke veshur veshje speciale reflektuese, ata shoqërojnë patrullat e policisë nëpër qytet.

6422610-1-1472798492-650-4260195f68-1473056143_1475352112-5692181

Temat
Botë

Të afërta